Në kuadër të takimeve të rregullta me shefat e grupeve të Këshilltarëve Komunal, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj. Shpresa Kurteshi Emini, dhe, anëtarët e ekipit emërgjent, takuam anëtarët e partive politike, lidhur me informimin e ecurive të punës në menaxhimin e situatës pandemike.
Në këtë takim morën pjesë shefat e grupeve të këshilltarëve, Avdyl Aliu (LDK), Riza Abdyli (PDK), Shemsedin Ramushi (AKR), Ibish Ibishi (i pavarur), Xhevat Demiri (AAK), Emrah Ismail (KDTP).
Nga ky takim i rregullt, u njoftuan lidhur me gjendjen aktuale me COVID19, arsyen e shtimit të rasteve përgjatë këtyre ditëve, si dhe, angazhimin e parreshtur lidhur me mbështetjen dhe trajtimin e këtyre rasteve, si dhe, nevojën e domosdoshme për të qenë sa më afër tyre.
Gjithashtu, u diskutua edhe fillimi i normalizimit të punës në Kuvend Komunal, si dhe, procedurat që duhet ndërmarrë. Poashtu, u kërkuan edhe sqarimi lidhur me rrugën njëkahëshe, e cila u vendos të jetë para disa ditësh e tillë, nga xhamia e vogël në drejtim të rrethit në Kamnik. I njoftuam që kërkesa e tyre do të shqyrtohet dhe do të informohen me kohë.
Një falënderim të veçantë shkonë për të gjitha subjektet politike, për pjekurinë e treguar lidhur me bashkëpunimin e tyre konstruktiv, me instancat komunale, për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike.
Interesimi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm përgjatë këtyre ditëve, duke na dhënë këshilla të nevojshme, dhe duke na dalë në ndihmë të vazhdueshme me rekomandimet e tyre.
Ne si komunë, gjithmonë tregojmë kulturë e pjekuri politike, në çdo situatë, e sidomos, përherë, do jemi të bashkuar në situata të vështira. Opozitarizmi është frymë dhe një shtytje e mirë e avansimit të proceseve në vend, e sidomos në këtë situatë pandemike.
#bashkeiadalim