Në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, skuadra e Dritës do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e parë kundër skuadrës luksemburgase, Differdange 03.
Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.
FC Drita hyn në këtë ndeshje si favorite, falë formës së mirë dhe përvojës më të madhe krahasuar me kundërshtarin.
Drita synon të hedhë hapin e parë drejt një ëndrre evropiane.