Sot, (e diel, 15 prill 2018), do të mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.
Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.
Pos kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të pranishëm do të jenë: presidenti Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj…
Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, me fillim nga ora 11:30.