——————————————————————————-
AFATI PËR APLIKIM: me 24, 25 dhe 26 qershor 2019
Prej oës 08:00 – 16:00
Përcaktohuni për shkollat profesionale
A e dini se në Holandë nuk ekziston asnjë gjimnaz, por të rinjtë aftësohen për tregun e punës në shkollat profesionale.
Njerëzit më të suksesshëm në botë në fushën e biznesit, filantropisë dhe politikës apelojnë që të rinjtë të zgjedhin shkollat profesionale nëse duan të gjejnë punë në tregun e punës në BE dhe në vendet më të zhvilluara të botës.
Edhe këtë vit, në bazë të përvojës së vitit të kaluar, interesimi më i madh për regjistrim do të jetë në: Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”.
Ndërkaq, në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” interesimi për aplikim-regjistrim ka shënuar rënie, sidomos në dy vitet e fundit.
Edhe në Gjimnazin Natyror ka patur një rënie të lehtë të interesimit për regjistrim!
Prindërit duhet të analizojnë me shumë kujdes para se të marrin vendim se ku ta regjistrojnë fëmijën e tyre.
Ja një porosi e Michael Rubens Bloomberg, biznesmen, politikan dhe filantropist amerikan:
Të rinjë, ju që keni botën përpara, mos u plakni nëpër universitete në studime të gjata, mos lejoni t’u ikën mosha pa përgatitje profesionale. Andaj, përcaktohuni për zanate, profesione që vetë bëni punën dhe punës suaj i caktoni edhe çmimin…
Ndërsa, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ata që vijnë në Gjermani për punësim duhet të kenë përgatitje profesionale, sepse nuk na duhen me gjimnaze e shkenca teorike.
Prindër, fëmijët tuaj orientoni në shkollat profesionale, aty ku përgatiten për tregun e punës dhe jo në shkollat ku duhet të mësojnë përmendësh për notë, e në fund përfundojnë rrugëve.
Pra, mos i anashkaloni Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” dhe Shkollën e Agrobiznesit “Arbëria”, në të cilat ka drejtime e profile profesionale që përgatisin për tregun e punës.
Në shtetet e BE-së mund të gjeni punë me diplomat që merrni në këto shkolla profesionale, por jo me gjimnaze.
Mos u përcaktoni për shkollën për shkak të shokëve apo shoqeve tuaja nga shkollimi fillor, por përcaktohuni për shkollën që ju shërben në jetë.
FOTO: Pamjet nga një klasë e 11 në Gjimnazin “Zenel Hajdini”
/Këto pamje i publikuam për me kuptue prindërit dhe nxënësit se shkollat janë për mësim dhe jo për vandalizëm – thyerje bankash, karrigash, dyersh, shkarravitje muresh… E kuptojmë stresin e tyre, papërspektivën e jetës që ka krijuar politika, edhe ndonjë pakënaqësi ndaj nesh aty, por më mirë të lexohet një libër se sa të dëmtohet një karrige./KohaPress/-(Nexhat Buzuku)