Këtë të hënë nga ora 12:00 në Federatën e Futbollit të Kosovës do të hidhet shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
Rrethi i dytë i garave do të luhet më 20 nëntor, vetëm dy ditë pas hedhjes së shortit dhe kjo ka shqetësuar tej mase edhe klubet të cilat pritet të jenë pjesë e shortit.
FC Drita ka reaguar në prag të shortit, duke kërkuar nga FFK që ky rund i garave të shtyhet për më vonë, pasi që klubet nuk e kanë kohën e duhur për tu përgatitur për një ndeshje brenda 48 orëve.
Valon Zymberi, drejtor te FC Drita ka thënë se klubet po penalizohen me këtë vendim të FFK-së, ndërkohë që mund të humbasin edhe investimet e tyre.
“Është paradoksale që vetëm 48 orë para ndeshjes të mos dihet kundërshtari dhe se mos të ketë kohë as për përgatitjen e ekipit. Kjo është shqetësuese për ne si klub, sepse ne si klub kemi synim vetëm ndjekjen e titullit të DigitAlb Kupës. Këto synime dhe këto investime po rrezikon nga neglizhenca organizative për faktin që një klub nuk ka kohë as dy ditë që të pergaditet për ndeshje që për FFK-në duket që është e parëndesishme ndërsa për klubet është jetike për investimet që i bejnë”, ka deklaruar Zymberi.
Shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës do të hidhet nga ora 12:00 në FFK.