Këtë të premte i jepet lamtumira e fundit 16 vjeçarit nga Gjilani, i cili humbi jetën tragjikisht ditë më parë në Zurich, raporton Radio Star.
Rinor Bunjaku, i biri i afaristit të njohur gjilanas i cili jeton dhe vepron në Zvicër humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një tren.
Varrimi i Rinorit bëhet në kantonin e Zurichut dhe të pamet mbahen edhe në Gjilan, saktësisht në kompleksin e Agro Hermes.
/Radio Star/