Sot do të mbahet ceremonia e Rreshtimit të Kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo do të bëhet me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ceremonia e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.