Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, do të mbajë takimin publik me qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Takimi Publik mbahet më 8 qershor 2018, në sallën e Teatrit të Qytetit, nga ora 11:00.
Në këtë debat, ku kryetari do te paraqes, planifikimin, te arriturat, sfidat dhe projektete e ndryshme per kete vit. Gjithashtu ai do te pergjigjet se bashku me drejtoret e drejtorive komunale per çdo interesim te qytetareve, per çdo brenge, apo kerkese te tyre qe mund te kene ne interes te publikut.