Të enjten, (26.07.2018), mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Seanca e KK-së, e teta me radhë, do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës), në ora 10:00.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
1. Raporti i punës për periudhën Janar-Qershor 2018 i Kryetarit të Komunës,
2. Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2018
3. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2017
4. Strategjia dhe Plani i Veprimit për fëmijë (2018-2021)
5. Rregullore (KGJ) Nr.09/2018 për realizimin e të drejtave të fëmijëve
6. Propozim Vendimi për këmbimin e Pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme private të pronarit Reshat Syla nga Gjilani
7. Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për nevoja të ndërtimit të Fushave Sintetike të Futbollit sipas standardeve të FIFA-së dhe UEFA-së për nevoja të Klubit të Futbollit FC “Drita” dhe FC “Gjilani” nga Gjilani
3. Të ndryshme