Seanca e katërt e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) ndërsa më poshtë keni të plotë rendin e punës.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Statuti për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të dt. 06.11.2014
3. Raporti Financiar për vitin 2017
4. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit
5. Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (kërkesë e MAPL)
6. Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)
7. Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre
8. Rregullore (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione 01. nr. 016-126422 dt. 29.12.2016;
9. Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale 01. nr. 016-126416 të dt. 29.12.2016,
10. Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)
11. Projekt kërkesë për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan
12. Të ndryshme