Të enjten, (31.05.2018), mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Seanca e KK-së, e gjashta me radhë, do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës), në ora 10:00.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
1. Njoftim në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL të dy Rregulloreve të miratuara në seancën e KK-Gjilan të datës 22.03.2018
2. Propozim Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre
3. Propozim Rregullore (kgj) nr. 04/2018 për menaxhimin e Shtëpisë së Rinisë
4. Propozim Rregullore (kgj) nr. 05/2018 për menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit
5. Propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan
6. Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) për vitin 2018
7. Kërkesë për mbështetje financiare të Teatrit të Qytetit të Gjilanit
8. Kërkesë për mbështetje financiare për ngritjen e Shtatoreve të Shaban dhe Sami Ukshini në fshatin Zhegër
2. Të ndryshme