Sot do të mbahet konferenca e katërt statusore ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale. Konferenca do të mbahet sot në ora 11:00, ndërsa transmetimi do të bëhet me një vonesë prej 45 minutave.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë. E ku më 28 shtator Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.
Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.