Sot do të mbahet seanca gjyqësore fillestare në rastin e “53 milionë eurove” të ndara shtesë për “Bechtel & Enka”, shkruan arbresh.info.
Të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.
Seanca do mbahet në Pallatin e Drejtësisë, Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, nga ora 9:00.
“Mbahet seanca gjyqësore fillestare në rastin e “53 milionë eurove” të ndara shtesë për “Bechtel & Enka” ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. (Pallati i Drejtësisë, Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)”, thuhet në njoftimin për media.