Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se sot Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell së bashku me emisarin Lajçak, do të kenë një seri takimesh për menaxhimin e krizës në veri me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Megjithatë BE në një njoftim nuk ka sqaruar nëse do të ketë takim trepalësh BE-Kurti-Vuçiq. Po ashtu nuk kanë dhënë detaje as për kohën e nisjes së takimeve.
“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehemi zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në një komunikatës.
BE shton se pas përfundimit të takimeve do të ketë një deklaratë të Borrell për media.
“Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt”, theksohet tutje.
Ndryshe edhe kryeministri Kurti edhe presidenti serb Vuçiq kanë konfirmuar që do të udhëtojnë për në Bruksel, megjithatë ky i fundit ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin Kurti, por vetëm me Borrell