Mëngjesin e hershëm të mërkurës të reshurat e shiut pushojnë. Gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare, që japin mundës për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 17C e 19C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 5-16m/s.
Ditën e sotme dhe nesërme mbi rajon do depërtojnë edhe grimca të pluhurit saharian, që me rritje të koncentrimeve mund të ndikojnë paksa edhe në ndotje ajrore, duke shtyrë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj shkurtimisht edhe në vlera të dobëta. Gjithashtu reshjet e shiut të përziera më këto grimca, formojnë edhe shi me baltë.
Të reshura shiu kalojnë mëngjesin e së enjtes. Por se gjatë ditës do të ketë intervale me diell, derisa do të fryjë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 14 e 17m/s. Nga dita e premtë mot mjaft i ngrohtë e kryesisht me diell. Të dielën temperaturat maksimale edhe deri në 25C, njofton Prishtina Weather.