Për sot parashikohet të mbajë mot me rrebeshe lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, ndërsa dita do të karakterizohet me diell e vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C./Meteo Kosova/