Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu e bore në zona të caktuara. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje të izoluara shiu.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C./Meteo Kosova/