Gjatë ditës së enjtë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe erë, që frynë mjaft e fuqishme nga jugperëndimi 7-16m/s, me hove edhe mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit e Drenicës.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 19C, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e premtë e përgjatë kësaj fundjave po parashihet mot pothuajse veror.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20 gradë, shkruan MeteoKosova.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-66 km/h!. /