Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut,
sot telefonat cingërruan edhe në rajonin e Gjilanit për një orë të plotë gjatë aksionit në rrugë “Çele telefonin, Mos e gjuj Topin!”
Nën moton “Çele telefonin, Mos e gjuj Topin!” 👩👱qytetarët u mblodhën në aksionin tonë rrugor për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga institucionet 🏢 tona që trajtojnë rastet e dhunës me bazë gjinore.
ℹ️Për më tepër, qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe informuesit përmes së cilëve jemi munduar të inkurajojmë dhe lehtësojmë raportimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut tek institucionet kompetente.
🖇️ Gjeni vegëzën këtu: https://bit.ly/3PdnsYV
Ngjarja është organizuar në kuadër të Javës së të Drejtave të Njeriut nga Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) në bashkëpunim me Vullnetarët e Qytetit dhe mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit – INL, USAID & Zyra e OHCHR në Kosovë.
#JavaetëDrejtavetëNjeriut #Bashkë #KundërPadrejtësive