IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 3.012 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
Brenda 24 orëve 5 raste të reja me Covid-19, në komunën e Gjilanit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!