Sot bëhen katër vjet nga koha kur është zhvilluar konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Maqedoninë e Veriut që u bë i njohur si “Rasti i Kumanovës”.
Pikërisht në këtë ditë, familjarët e të dënuarit për këtë rast, kanë protestuar para Teatrit të Qytetin në Gjilan ku prezent ishin edhe familjarët e Naser Bajraliut.
Vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit, u ka shqiptuar burgim të përjetshëm shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ndërsa të tjerëve gjithsej 746 vjet burgim.
Radio Star ju sjell pamje nga protesta e sotme, e cila u mbajtë në qytetin e Gjilanit.