Interesimi për angazhim e aktivizëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mbështetja për ne po shtohet gjithnjë e më shumë.
Në secilën ditë që kalon, Qendrat tona po bëjnë anëtarësime të reja e të shumta. Kësisoj, gjatë ditës së sotme në Gjilan u mirëpritën rreth 180 anëtarë të rinj, të cilët janë bërë pjesë e organizatës sonë këta katër muajt e fundit.