IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 2.120 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
Brenda 24 orëve të fundit në Gjilan ështe konfirmuar vetëm një rast i ri me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime.