Në kuadër të aktiviteteve zyrtare të Kamenica Summer Fest 2026, nesër Kamenica do të jetë nikoqire e një ngjarjeje të veçantë kulturore – “Festivali i Kulturave”.
Aktiviteti do të nisë nga ora 18:00, në platonë e Sheshit “Metush Krasniqi”, ku artistë nga vende të ndryshme të botës do të sjellin para publikut vallet tradicionale, veshjet popullore dhe pasurinë e kulturave të tyre.
Ky festival synon të promovojë bashkëjetesën, shkëmbimin kulturor dhe ruajtjen e traditave përmes artit dhe muzikës.
Organizatorët ftojnë qytetarët që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje festive dhe të përjetojnë një udhëtim kulturor përmes ngjyrave, ritmeve dhe traditave të ndryshme.

