Sot, në orën 14:00, në parkun “Bojanina” të Gjilanit, do të mbahet një performancë muzikore nga Orkestra Frymore “Selman Vokshi”, në kuadër të projektit “Art for Everyone”, të zhvilluar nga organizata Varg e Vi me mbështetje financiare nga GIZ-i.
Ky aktivitet synon të funksionalizojë hapësirat publike urbane, të nxisë aktivitetet kulturore dhe të përforcojë gjithëpërfshirjen komunitare përmes artit dhe muzikës.
Performanca në parkun “Bojanina” është pjesë e një sërë ngjarjesh që po zhvillohen në qytet, me qëllim që arti të jetë i qasshëm për të gjithë dhe të sjellë energji pozitive në hapësirat e përbashkëta të gjilanasve.