Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa do të takohen sot gjatë ditës, kanë bërë të ditur burime brenda partive për Gazetën Express.
Takimi sipas këtyre informacioneve do të ndodhë në orët e pasdites dhe fillon në ora 17:00, mirëpo, që ky operacion nuk është konfirmuar nga partitë zyrtarisht.
Kurti dhe Mustafa do të shihen pas një jave, prej kur të dy këta nuk arritën që të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion. Liderët nuk u pajtuan për ndarje të pozitave derisa pati edhe akuza në mes të dy partive.
Pas kësaj Kurti i kishte shkruar Mustafës, e thirrjes për takim me sa duket iu ishte përgjigjur gjatë vikendit kreu i LDK-së.
Takimi në mes të krerëve të partive, vjen në ditën e parë të kthimit të Kurtit nga Gjermania, aty ku qëndroi për vizitë zyrtare për disa ditë.
Mëngjesin e ditës së sotme nga partitë kishin konfirmuar se nuk është paraparë ndonjë takim gjatë ditës.