Sot, ditë e shtunë FSK do t’i hap dyert për qytetarët e vendit tonë, shkruan Jepi zë.
Me 27 Nëntor shënohet “Dita e Forcës”,, datë që shënon edhe formimin e Forcës së Sigurisë.
Përmes një njoftimi kjo ministri ka njoftuar se të gjitha kazermat duke përfshirë edhe Kazermën në Mitrovicë, do të jenë të hapura nga ora 1100 deri 1400.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “DITËN E HAPUR’’.
Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.
Forca e Sigurisë së Kosovës forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!
Të nderuar qytetarë,
Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës!