Të shtunën nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Lëvizja Vetëvendosje ishte e para që hapi fushatën mbrëmë me një tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ndërsa sot, partitë e tjera po vazhdojnë me aktivitetet e tyre për të prezantuar kandidatët dhe programet për komunat e vendit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë hapjen e saj në orën 13:00 në Hotel Venus, ndërsa Nisma Socialdemokrate do të zhvillojë ngjarjen e saj në orën 14:00 në Klan Arena. Më vonë, në orën 17:00, Bashkimi Demokratik do të hapë fushatën në Hotel Nobel.
Në orën 18:00, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë tubimin qendror në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta hapë fushatën në “Parkun e Qytetit” në Mitrovicë në orën 19:00./teve1.info/