Sot (ditë e hënë), ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit.
Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë për 30 ditë agjërojnë dhe përmbushin një nga pesë obligimet shtyllë të fesë islame.
Çdo besimtar myslimanë në këtë muaj të shenjtë Ramazani do të agjërojë nga agimi deri në muzg, si sakrificë ndaj Zotit. Pjesë e praktikave të këtij muaji janë agjërimi nga agimi deri në perëndim të diellit, shtimi i lutjeve dhe leximi i Kuranit.
Ky muaj shënon solidaritetin dhe mirënjohjen, duke inkurajuar bamirësinë dhe ndarjen me të tjerët.
Për besimtarët, Ramazani paraqet një rast për rritje shpirtërore dhe përmirësim personal.