Në shënimin e 19-vjetorit të Betejes së Zhegocit, Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, të dielen zyrtarisht fillojnë punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Ceremonia e inaugurimit të punimeve fillon në ora 11:30, tek lapidari në fshatin Zhegoc.
Pos kryetarit Lutfi Haziri, të pranishëm do të jenë: presidenti Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.