Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se seanca tjetër do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta bëjë deklaratën hyrëse në gjykim.
“Këtu mbyllet seanca e sotme publike. Do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së z. Krasniqi”, tha Smith.
Të hënën nisi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me deklaratën hyrëse të Prokurorisë, kurse në seancën e sotme fjalën mbrojtëse e dhanë para gjyqit avokatët e Thaçit, Veselit e Selimit. Sot fjalën e morën Thaçi e Selimi.