Sot do të përmbyllet procesi i numërimit të votave me postë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Ai ka bërë me dije se kanë mbetur edhe shtatë kuti pa u numëruar, të cilat do të numërohen në mëngjes.
“Ju njoftoj se sot deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës. Deri në përfundim të ditës së djeshme u proceduan 216 nga 223 kuti votimi ku janë sistemuar zarfet e supozuara me fletëvotime, ndërkaq kutitë e mbetura, 7 të tilla, do të fillojnë të numërohen mëngjesin e të mërkurës”, ka deklaruar Elezi.
Njëkohesisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht.
Ky lloj votimi është mundësuar në 52 vendvotime ku janë evidentuar 8,751 votues.
Poashtu do të bëhet edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve dhe ku kanë qenë të regjistruar për këtë lloj votimi 3,144 votues.

