Partitë politike kanë vendosur që sot ta përmbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën elektorale e ka përmbyllur mbrëmë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që sot duke filluar nga ora 14:00, ta përmbyll fushatën elektorale në njërin nga hotelet në Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës përmbyll fushatën në AMC Hall në Prishtinë, duke nis nga ora 17:30.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën në salla e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.
Ndryshe, Policia e Kosovës e ka vlerësuar fushatën si të qetë dhe pa incidente.

