Sot, deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen në ora 11:00 për vazhdimin e seancës së 26-të me radhë në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për ta konstituuar institucionin ligjvënës.
Seanca e fundit, e mbajtur të hënën, përfundoi pa rezultat, pasi nuk pati dakordim për përbërjen e Komisionit Ad-hoc që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.
Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – çka nuk mjaftoi për miratim.
Përkundër thirrjeve të përsëritura nga kryesuesi Avni Dehari që subjektet parlamentare të japin propozimet për anëtarë të komisionit zgjedhor, ato refuzuan të paraqesin emra, duke thelluar krizën politike.
Si pasojë, seanca u shty për 48 orë.