Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë në botë.
Ai shënoi golin e fitores për kombëtaren e Zvicrës dhe pas golit ai festoi duke bërë shqiponjën dhe duke treguar se nuk harron prejardhjen e tij, shkruan GazetaBlic
Si i vogël, Shaqiri kishte emigruar së bashku me familjen e tij në Zvicër për shkak të luftës në Kosovë.
Në një intervistë për ‘TributePlayers’, Xherdan Shaqiri ka treguar se si kishte vuajtur deri sa ka ardhur në këtë pikë të karrierës së tij.
Ai madje tregon se si nuk kishte të holla për të shkuar në Spanjë me ekipin e Baselit për një garë.
“Kur isha 16 vjeçar, ne kishim për të shkuar në një kamp trajnimi diku në Spanjë dhe duhet të paguanim 700 franga zvicerane. Babai im erdhi tek unë një natë dhe tha, “Është e pamundur. Ne nuk mund ta paguajmë këtë.”
“Prandaj, vëllezërit e mi dhe unë të gjithë shkuam dhe punuam punë të vogla për të paguar për garën. Unë shkova rreth lagjes kam prerë barin e fqinjëve për tre javë dhe sigurova paratë. Ne morëm paratë së bashku në momentin e fundit dhe ne ishim në gjendje të shkonim në Spanjë. Dhe mbaj mend se frika ime e madhe nuk ishte as që nuk mund të shkoj; frika ime ishte se shokët e mi të ekipit do të kuptonin se ne nuk kishim para”, përfundoi Shaqiri