Në Gjilan janë kryer testet edhe për 67 banorë të cilët kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar me Covid 19, rezultatet pritet që të dalin sot gjatë ditës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, mbrëm përmes një postimi ka treguar se, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për #Covid19, do të dalin nesër.
Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta.
Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale!