Sot janë bërë testet e 32 personave të infektuar në komunën e Gjilanit, të cilët janë në vetë izolim shkruan Radio Star.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se sonte po i presim rezultatet e mostrave të 32 të infektuarve, të cilët janë në vetë izolim, dhe besojmë dhe shpresojmë që këto mostra do të dalin si negative dhe këta pacient përfundimisht të shërohen.
Ismajli ka thënë se jemi duke punuar intensivisht që këtë fazë ta përmbyllim me sukses të plotë, dhe, t’i kem të gjitha rastet e shëruara plotësisht./RadioStar/