Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet buxheti i vitit 2021.
Kjo seancë është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kërkesën e më shumë se 40 deputetëve nënshkrues.
LDK-ja ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet para zgjedhjeve të parakohshme, pas vendimit të Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë “Hoti”, të cilën e shpalli si të pavlefshme.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kanë bërë thirrje të votohet sot buxheti për vitin e ardhshëm.
Po ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta votojnë buxhetin.
Në këtë mbledhje sot po ashtu pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet sot, me fillim në orën 11:00.