Shoqëria civile, e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike do të protestojnë sot para qeverisë nga ora 18:00.
Protesta do të mbahet pasi veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do t’i bllokojnë deputetët që të hyjnë në sallën e kuvendit, kurdo që të ketë seancë.