Gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë javë nuk do të mungojnë as vranësirat.
Në disa vende parashihen edhe reshje shiu, bën me dije IHMK-ja.
E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.
E martë – Mot kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen ë sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”.
E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende- vende mund të sjellin riga shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”.