Kuvendi i Kosovës këtë të shtunë po tenton për herë të dhjetë që të arrijë konstituimin.
Me propozimin e VV-së që e shohin Albulena Haxhiun si kandidate të denjë për kryetare Kuvendi, nuk po pajtohet opozita.
Nga PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja thonë se nëse ndërrohet kandidati për kryeparlamentar, mund edhe të arrihet konstituimi.
Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet sot me fillimin e seancës vazhduese nga ora 10:00.