Qytetit të Gjilanit i shtohet një destinacion i ri për blerje. Sot, duke filluar nga ora 11:00, hapet zyrtarisht pika e re e DURRESI SHPK, e cila vjen me një koncept unik, ku asnjë produkt nuk kushton më shumë se 1 EURO.
Me një investim të rëndësishëm dhe një hapësirë moderne prej mbi 3.000 m², DURRESI SHPK sjell për konsumatorët një eksperiencë të re blerjeje, duke ofruar mbi 100.000 produkte në një vend të vetëm, të dedikuara për shtëpinë, biznesin dhe nevojat e përditshme.
Objekti disponon gjithashtu mbi 150 vende parkimi, duke garantuar qasje të lehtë dhe komoditet maksimal për të gjithë vizitorët.
Me rastin e hapjes janë përgatitur edhe oferta speciale dhe surpriza për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
DURRESI SHPK synon të bëhet një nga destinacionet kryesore të blerjeve në rajon, falë kombinimit të çmimeve të ulëta, shumëllojshmërisë së produkteve dhe standardeve moderne të shërbimit.
Adresa: Magjistralja Gjilan–Bujanovc, kilometri i parë (përballë HIB Petrol).
DURRESI SHPK – Gjithçka që ju nevojitet, me çmime që nuk kalojnë 1 EURO.

