Sot, në xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës, FC Drita do të përballet me Prishtinën në një ndeshje të rëndësishme në Gjilan.
Ekipi nikoqir vjen pas tre barazimeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për të rigjetur ritmin dhe për të forcuar pozicionin në tabelë.
Në një konferencë për media, trajneri Shpëtim Ramadani ka theksuar se përballja do të jetë sfiduese, duke pasur parasysh se Prishtina synon vendin e parë.
Drita është e vendosur të marrë tri pikët e rëndësishme për të dalë nga seria e barazimeve.
Takimi do të luhet në stadiumin ndihmës të Gjilanit, duke filluar nga ora 13:00.