Mbledhja e Interpolit po mbahet në Dubai, dhe do të vazhdojë deri të mërkurën Asambleja e Përgjithshme e Interpolit sot do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli para pak ditësh ka konfirmuar se në agjendën e samitit të Interpolit është votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Anëtarësimi në Interpol do të mundësonte të shkëmbehen informatat për grupe kriminale dhe individ të cilët janë zhytur në krim, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe dukuritë tjera negative, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit dhe në bashkëpunim me gjitha policitë e rajonit dhe botës.
Mbledhja e përvitshme e Interpol-it e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.