Intervale me diell parashihen të premtën në mëngjes. Gjatë ditës vranësirat shtohen, e në pjesë perëndimore të vendit paraqiten kushte për të reshura shiu.
Me afrimin e sistemit frontal mbi rajon, të reshurat shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit deri në mbrëmje. Gjatë natës të reshurat pushojnë. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 15C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 19C e 22C, njofton Prishtina Weather.
Ditën e shtunë vranësirat shpërndahen. Nga mesdita do të ketë më shumë intervale me diell. Ditëve të fundit të tetorit do të mbretëroj mot stabil, me kthjellime e diell.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 5C e 7C, e ato maksimale në trend të lehtë rritës deri në 22C e