Shtatë kandidat në zgjedhjet e shtata presidenciale sot edhe zyrtarisht dalin në garë në rrethin e parë zgjedhor për të parin e shtetit në Maqedoni të Veriut/.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 07:00 deri në 19:00 do të votojnë në zgjedhjet e shtata me radhë për president shteti.
Gjithsej në Listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar 1 814 317 votues me të drejtë vote, që votë votojnë në gjithsej 3 480 vendvotime.
Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind të numrit të votuesve që dolën dhe votuan në rrethin e dytë.
Ai kandidoi edhe në këto zgjedhje, ndërsa përkrah tij janë Gordana Siljanovska, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maxim Dimitrievski.