Sot (e diel) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit kosovar.
Takimi më interesant i ditës së sotme do të luhet në Malishevë, atje ku Malisheva do të jetë nikoqir i kampionit aktual Ballkanit.
Momentalisht Malisheva gjendet në pozitën e katërt me katër pikë të grumbulluara, por me dy ndeshje më pak të luajtura, njëra ndër to ndaj Dritës e cila është shtyrë për shkak të angazhimeve në Evropë të këtyre të fundit.