Aktori i njohur gjilanas Fatmir Spahiu, i njohur për rolin e tij si Oki në “Kafeneja Jonë”, ka rekomanduar që nëse nuk fillon mësimi të hënën, atëherë të shpallet vdekja e arsimit në Kosovë.
“Është mirë të hanën, nëse nuk fillon mësimi, me shku deri te shkollat edhe me vendosë nga një kurorë, një lutje të vogël Perëndisë dhe ta shpallim të vdekur arsimin”, ka shkruar Spahiu në Facebook.
“I lehtë të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23”, ka shtuar ai.