Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza dhe drejt këtij shteti, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.
Postimi i tij:
Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.
DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.
Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë.