Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit Special, Christopher Bennett, ka thënë për dtt-net.com se ZPS-ja ka jurudiksion edhe për ndjekjen e krimeve të kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
“ZPs-ja ka juridiksion ndaj krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera sipas ligjit të Kosovës; që pretendohet se janë kryer mes janarit 1998 dhe dhjetorit 2000; që janë kryer apo janë nisur në Kosovë dhe ku ose kryerësi ose viktima ishte nga Kosova apo nga atëherë ish-Republika Jugosllave”, transmeton Zeri.info
“Kjo do të thotë se mund të gjykohen njerëzit që planifikuan, nxitën, urdhëruan apo në një mënyrë ndihmuan në krime lufte apo krime kundër njerëzimit brenda periudhes kohore dhe fushëveprimit gjeogeafik të mandatit të gjykatës. Kjo përfshin edhe eprorët që dështuan të parandalojnë apo ndëshkojnë kryerësit që ishin vartës të tyre. ZPS-ja nuk diskuton substancën e hetimeve të veta për mediat”, u shpreh Bennett.